Mëngjesi i së dielës ishte tragjik për një numër të madh pasagjerësh që po udhëtonin për në Kosovë.
Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 plot pasagjerë.
Në këtë aksident kanë vdekur nëntë persona si dhe shoferi i autobusit.
Krerët e shtetit të Kosovës dhe Kroacisë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e viktimave.
Po ashtu edhe shumë artistë nga estrada shqiptare përmes platformave të ndryshme në rrjetet sociale, iu shprehën ngushëllime familjarëve, teksa uruan që kjo tragjedi të ndalet me kaq dhe numri i viktimave të mos rritet.
Labinot Tahiri, Gold AG, Capital T, Yll Limani, Leonora Jakupi e Dafina Zeqiri janë vetëm disa nga emrat që me të dëgjuar për rastin, u solidarizuan me të afërmit e viktimave.
Ata janë lutur që kjo tragjedi të mbarojë më kaq dhe personat e lënduar të shërohen sa ma shpejtë./Insajderi.com