Yll Limani një nga emrat më konsistent në industrinë e muzikës ka finalizuar një këngë të re që do të shoqërohet me videoklip, njofton Insajderi.
Në videoklipin e ri ai kthehet si protagonist i veshur me një kostum me temina që na rikthen në epokën e glamurit të viteve të 70-ta.
Kënga e re quhet “A ki me rrejt” dhe do të lansohet këtë të premte në ora 20:00.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Ylli ka premtuar se këtë vit do të publikojë plot 11 këngë. Para disa ditësh ai zbuloi se të 11-ta këngët janë gati dhe tani duhet thjesht që t’i lansojë për publikun. Projekti i fundit muzikor i Yllit ka qenë “Pray”, këngë që e solli në bashkëpunim me Cricket. /Insajderi.com