Ylli i filmave indian përfshihet në një hetim për drogë

Ylli i filmave indian përfshihet në një hetim për drogë

Një nga yjet më të mëdhenj të Bollywood është thirrur për t’u marrë në pyetje nga policia indiane si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm pas vetëvrasjes së dyshuar të aktorit të profilit të lartë Sushant Singh Rajput, njofton Insajderi.

Deepika Padukone  do të merret në pyetje nesër, tha për CNN Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Kontrollit të Narkotikëve (NCB) Rakesh Asthana.

Asthana nuk dha detaje për atë që Padukone do të merrej në pyetje.

Ish-modelja Padukone, tani një nga aktoret më të paguara në Indi, është ylli i profilit më të lartë që përfshihet në një hetim për akuzat e përdorimit të drogës në Bollywood – një histori që ka shokuar vendin dhe ka dominuar kryetitujt për muaj.

Deepika Padukone ishte administratorja e një grupi WhatsApp në të cilin diskutoheshin drogwrat, raportohet më tej. Menaxherja e talenteve Jaya Saha e bëri këtë zbulim në Byronë e Kontrollit të Narkotikëve gjatë marrjes në pyetje.

NCB kishte nisur një hetim pasi mori komunikim zyrtar nga Drejtoria e Zbatimit (ED), në të cilën kishte biseda të ndryshme në lidhje me konsumin e drogës, përdorimin dhe transportin. Ajo që filloi me Rhea Chakraborty, arrestimin e vëllait të saj Showik mbi akuzat e prokurimit dhe lidhjet me shitësit e drogës në fillim të këtij muaji, tani është intensifikuar me një numër aktorësh të filmit. /Insajderi.com

Burimi: CNN, Hindustan Times