Ylli i filmave për të rritur Ron Jeremy është akuzuar për dhunë seksuale ndaj 13 grave të tjera, përfshirë një 15-vjeçare, thanë prokurorët në Los Angeles, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Ata thonë se sulmet e pretenduara datojnë që nga viti 2004. 67-vjeçari tashmë është akuzuar për përdhunim odhe sulm të katër grave mes viteve 2014 dhe 2019.
Ron Jeremy është një nga emrat më të mëdhenj në pornografi dhe ka interpretuar në mbi 1700 filma për katër dekada.
Nëse dënohet, ai përballet me 250 vjet pas hekurave. Ai e ka mohuar se është fajtor.
Jeremy, emri i vërtetë i të cilit është Ronald Jeremy Hyatt, u paraqit në gjyq në qershor. Ai u akuzua për përdhunimin e një gruaje 25 vjeçare dhe një gruaje 30 vjeçare, dhe sulmin seksual të dy të tjerave, të moshës 33 dhe 46 vjeçare.
Në atë kohë avokati i tij mohoi akuzat duke thënë se klienti i tij kishte qenë “dashnor i më shumë se 4,000 grave” dhe se “gratë hedhin veten tek ai”. /Insajderi.com