
Aktorja e “Games of Thrones”, Natalie Dormer është bërë nënë që në janar të këtij viti por e ka mbajtur të fshehtë.
Ardhja në jetë e së bijës, shkruan “E! Online”, e ka ndryshuar shumë dhe pse ajo shprehet se e ka nënvlerësuar faktin e të qenit nënë, transmeton Insajderi.
“Unë kurrë nuk do të ankohem më për orët e zgjatura të xhirimeve, sepse privimi i gjumit është diçka tjetër. Unë e nënvlerësova plotësisht atë”, tha Natalie.
Ndërsa ka theksuar se është e dashuruar marrëzisht me vajzën e saj, Natalie nuk na ka zbuluar asnjë detaj tjetër për vajzën, madje as emrin e saj. /Insajderi.com