Ylli i “Harry Potter” qëndron larg përleshjeve duke mos hapur rrjete sociale

Ylli i “Harry Potter” qëndron larg përleshjeve duke mos hapur rrjete sociale

Aktori i njohu për rolin e Harry Potter në filmat me të njëjtin emër, Daniel Radcliffe, është i sigurt se do të përleshej me njerëz të rëndomtë nëse ai do të hapte llogari në rrjete sociale, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Kur u pyet pse nuk është në mediat sociale, ai tha: ‘Unë do të doja të thosha se ka një lloj mençurie, në arsyen e kësaj…”

“E mora në konsideratë të hapja një llogari në Twitter, po e di 100 për qind që nëse do hapja një, do lexonit përditë lajme se si Dan Radcliffe u përlesh me një përdorues të rastësishëm në Twitter”.

Daniel gjithashtu pranoi se nuk i pëlqen ideja e mediave sociale sepse ai e di që kjo do të ndikonte negativisht në shëndetin e tij mendor në planin afatgjatë. /Insajderi.com