Ylli i “Home Alone” bëhet baba për herë të parë

Ylli i “Home Alone” bëhet baba për herë të parë

Dy nga yjet më të famshëm të filmave për fëmijë, janë bërë prindër për herë parë.

Yll i “Disney” Brenda Song dhe i dashuri i saj, aktori i “Home Alone”, Macaulay Culkin njoftuan me krenari ardhjen e djalit të tyre, Dakota Song Culkin, në Esquire këtë mëngjes, njofton Insajderi.

I parëlinduri i tyre erdhi në botë në 5 prill, në 1:10 në Los Anxhelos, me peshë 6 paund, 14 ons. Mamaja e re Song është e shëndetshme dhe të dy prindërit janë “të lumtur”. Foshnja ka trashëguar emrin e motrës së Culkin, Dakota, e cila vdiq në vitin 2008.

39-vjeçari ka folur dhe më parë për dëshirën për të krijuar një familje me ish-yllin e Disney, 31-vjeçaren Brenda.

“Po përpiqemi ta bëjmë të funksionojë. Asgjë nuk të ndez më shumë sesa kur gruaja jote hyn në dhomë dhe thotë ‘Zemër, jam duke ovuluar’“, u shpreh ai për Esquire në vitin 2020. /Insajderi.com