Ylli I Instagramit Nicole Thea vdes bashkë me fëmijën e palindur

Ylli I Instagramit Nicole Thea vdes bashkë me fëmijën e palindur

Ylli i mediave sociale Nicole Thea  ka vdekur bashkë me birin e palindur, ka lajmëruar faqja e saj Instagramit.

Në një deklaratë nga nëna e saj, thuhet se Nicole ishte 8 muaj shtatëzënë dhe se fëmijn e palindur e kishte emëruar Reign.

Valltarja dhe influencerja jetonte në Londër dhe gjatë gjithë shtatëzanisë i kishte mbajtur të njoftuar adhuruesit për procesin, duke postuar video në Youtube dhe Instagram, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Parneri i saj dhe babai i fëmijës Boga, që është pjesë e grupit Ghana Boyz, ka postuar një video ku të dy vallëzojnë duke shtuar se mezi priste ta shëtiste të birin nëpër parqe të lojërave./Insajderi.com