Ylli i serialit “Breaking Bad” rrëfen që është infektuar me Covid përderisa e filmon veten duke dhuruar plasmë

Ylli i serialit “Breaking Bad” rrëfen që është infektuar me Covid përderisa e filmon veten duke dhuruar plasmë

Aktori i serialit të famshëm “Breaking Bad” ka rrëfyer se edhepse ai e mbante maskën gjatë gjithë kohës, është infektuar me Covid-19.

“Me siguri edhe ju jeni duke u ndjerë si të burgosur, me gjithë këto ndalesa të lirisë së qarkullimit. Ju inkurajoj të keni pak më shumë durim. Unë i respektoja pothuajse të gjitha protokollet dhe prap e mora virusin. Mbi 150.000 amerikanë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Unë isha prej fatlumëve, raporton CNN, shkruan Insajderi.

“Kryesisht kam simptoma të mesme. Ju këshilloj të vazhdoni të mbani maskat, të lani duart dhe të mbani distancë fizike. Ne mund të shpëtojmë, por vetëm nëse i ndjekim rregullat.”

Aktori ndau një video prej UCLA Donation Center, ku ai kishte shkuar për të dhuruar plasma.

Sipas shkencëtarve, njerëzit që rezultojnë positiv me Covid-19, mund të kenë antitrupa në plazmën e tyre që mund të ndihmojnë pacientët e tjerë me virus.

“Plasma e gjakut tuaj mund të përmbajë antitrupa që do të sulmojnë virusin. Plasma e juaj do të përdoret për trajtim të pacientëve ose për kërkime shkencore që do të determinojnë nësë ky lloj trajtimi funksionon. Mund të përdoret edhe për testime të cilat hulumtojmë imunitetin e virusit,” thuhet në faqën e UCLA Donation Center./Insajderi.com