
Jeremiah “Jerry” Harris, është një nga yjet e serialit dokumentar Cheer që është arrestuar dhe akuzuar për prodhimin e imazheve me kontent seksual të fëmijëve.
Sipas të dhënave të gjykatës Harris ka pranuar që ka kërkuar dhe ka marrë imazhe eksplicite nga një i mitur, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Mirëpo një zëdhënës i tij ka mohuar këto akuza. Harris u arrestua të enjtën në mëngjes dhe u paraqit në gjykatën në Chikago.
Ai ende nuk bërë ndonjë marrëveshje që do ta lirojë me kusht./Insajderi.com