Ylli i serialit “Cheer” është akuzuar për prodhimin e imazheve seksuale të fëmijëve

Ylli i serialit “Cheer” është akuzuar për prodhimin e imazheve seksuale të fëmijëve

Jeremiah “Jerry” Harris, është një nga yjet e serialit dokumentar Cheer që është arrestuar dhe akuzuar për prodhimin e imazheve me kontent seksual të fëmijëve.

Sipas të dhënave të gjykatës Harris ka pranuar që ka kërkuar dhe ka marrë imazhe eksplicite nga një i mitur, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Mirëpo një zëdhënës i tij ka mohuar këto akuza. Harris u arrestua të enjtën në mëngjes dhe u paraqit në gjykatën në Chikago.

Ai ende nuk bërë ndonjë marrëveshje që do ta lirojë me kusht./Insajderi.com