Ylli i TikTok-ut që u bë e famshme me vallëzimin e saj, u refuzua nga skuadra e vallëzimit në kolegj

Ylli i TikTok-ut që u bë e famshme me vallëzimin e saj, u refuzua nga skuadra e vallëzimit në kolegj

Addison Rae po e jeton jetën në Los Angeles këto ditë, por ajo ka punuar shumë për të arritur atje dhe jo gjithçka i erdhi lehtë. Ylli i TikTok foli për refuzimin me të cilin u përball teksa ishte në kolegj në episodin e fundit të podcast—it të saj me titull “Mama Knows Best”, njofton Insajderi.

TIKTOK, Addison Rae compilation! - YouTube

Për të filluar episodin, Addison tregoi për një rast kur ajo bëri audicione për skuadrën e vallëzimit në Louisiana State University. Ajo po planifikonte të vijonte studimet po në këtë universitet. Pranverën e kaluar ajo shkoi në audicione, duke humbur edhe mbrëmjen e maturës.

Por ajo si përfundim nuk u ja doli të ishte pjesë e skuadrës së vallëzimit, dhe si e tillë nuk vijoi as studimet në atë universitet.

Tani, Addison Rae ka 56 milionë ndjekës në TikTok, që e ndjekin cdo ditë që ta shohin atë duke vallëzuar – dhe ka fituar më shumë 5 milionë dollarë që kur hapi llogarinë e saj në platformë. /Insajderi.com