Yllka Kuqi me stil të ri të flokëve

Yllka Kuqi me stil të ri të flokëve

Ka kaluar një kohë e gjatë qëkur këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri për fansat e saj.

Megjithatë, në rrjetet sociale ajo po i mban aktivë fansat me publikimin e postimeve të ndryshme.

Bukuroshja së fundmi ka publikuar një fotografi në Instagram, teksa tregon ndryshimin që ka bërë në pamje.

E njëjta vjen me stil të ri të flokëve, ku duket mjaft në formë, ndërkohë që ka marrë komente tejet pozitive nga fansat e saj.

“Moj biondinë me sytë e zi”, ka shkruar Kuqi në fotografinë e saj, e cila etiketon edhe bashkëpunëtorët me të cilët punon prej vitesh.

Përndryshe, “Athu” është projekti i fundit i publikuar me videoklip nga Yllka në tetor të vitit të kaluar.