Young Zerka zbulon – tërthorazi – raportin e tij me Ronela Hajatin

Young Zerka zbulon – tërthorazi – raportin e tij me Ronela Hajatin

Për disa vite përflitet për një lidhje të Ronela Hajatit me këngëtarin korçar, Young Zerka. Ndonëse aty ku ka ‘tym ka edhe zjarr’, dyshja asnjëherë nuk kishin pohuar për një lidhje romantike, përveç se një raport tejet miqësor, njofton Insajderi.

Raport miqësor, të paktën kështu menduan të gjithë fansat e tyre, por me paraqitjen e këngëtarit të puntatën e mbrëmshme të “Shiko Kush Luan”, ata dy nuk kanë më as kontakte.

Në një sfide që artisti realizoi përballë Kiara Titos, ai duhej të tregonte bisedën e fundit me Ronela Hajatin në Whatsapp.

Ai kyçet në Whatsapp, kërkon emrin e këngëtares dhe rezultati? Asgjë.

Në ndërkohë, Kiara Tito duhej të zbulonte bisedën e fundit me Butrint Imerin, për të cilin u përfol gjatë se kishin një romancë. Ajo kërkon emrin e tij po nuk e zbulon bisedën, duke thënë se i ka fshirë.

Si shenjë proteste nga Young Zerka i cili kërkonte të merrte pikët, ai thotë se “Emri ekziston aty, tek unë nuk ekzistonte”.

Luana më pas e pyet “I ke fshirë të gjitha?” e këngëtari i përgjigjet “Të gjitha!”, dukë na lënë të kuptojmë se ata më nuk kanë kontakt as në mënyrë profesionale.

Kjo nuk është hera e parë që dy protagonistët e një lidhje që s’u konfirmua kurrë, ngacmohet me pyetje të këtij lloji.

Para pesë muajsh, edhe Ronela Hajati kishte konfirmuar që ajo nuk është në lidhje.

“Në Kurthin e Piter Pan” me Alketa Vejsiun ajo tha se më e pa dashuruar nuk ka qenë ndonjëherë. Fokusi i saj i vetëm tani? Është vetëm muzika.

“Unë jam më e pa dashuruar se kurrë. Më ka shumë mirë kjo periudha e karantinës, sepse jam fokusuar më shumë në punë… Kam shpresë se Zoti i të gjithëve ka një plan për të gjithë, kështu që… “

Dyshja që tani më nuk flasin, ishin shumë të afërt edhe sa i përket muzikës, duke ndihmuar njëri tjetrin në prurje të reja. Madje ata sollën bashkë edhe dy këngë super-hite si “Syn i jemi” në vitin 2016 dhe “Diamanta” në vitin 2017. /Insajderi.com