YouTuberja e famshme zbulon se ka qenë mashkull

YouTuberja e famshme zbulon se ka qenë mashkull

Beauty YouTuberja e popullarizuar Nikkie de Jager, më e njohur si NikkieTutorials, në videon e saj të fundit u zbuloi ndjekësve të saj se dikur ishte mashkull. Ajo e pranoi se disa njerëz kishin mësuar për këtë dhe e shantazhuan, kështu që ajo e mori fatin në duart e veta.

SHIKO EDHE > Djali i vozit “Ferrari”, Dani thotë “Krejt e kanë”

“Sot do ta ndaj me ju diçka që kam dashur gjithmonë ta bëj, por me kushtet e mia. Këtë mundësi ma kanë rrëmbyer, kështu që më duhet ta bëj kështu. Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer etiketat, kam dashur të jem vetvetja, pa kufizime. Unë kam lindur në një trup mashkulli, por gjithmonë kam qenë e feminizuar. Më interesonin vetëm kukullat, grimi dhe veshjet. Kam kaluar në një transformim dhe sot jam ajo që jam”, – tha Nikkie në videon, e cila i fitoi miliona klikime në kohë rekorde.

YouTuberja ka 10 vjet që e drejton kanalin e saj në këtë platformë mediatike, dhe siç thotë ajo, procesi i ndryshimit të gjinisë filloi qysh në moshën 14-vjeçare, kështu që ata që e ndjekin atë, pohon ajo, as që e dinin se ishte transgjinore.

Nikkie, gjithashtu, rrëfeu që YouTube në vitet e saj të adoleshencës ishte një arratisje nga jeta e përditshme në të cilën ajo haste në gjykime, dhe se as i fejuari i saj aktual nuk e kishte idenë derisa ajo vetë nuk ia pranoi.

Detaje të reja për rastin e “tentim-dhunimit” të Butrint Imerit, flasin protagonistët dhe psikologu