Zarf i bardhë në BBV- ”Vëllai i Madh” paralajmëron banorët

Zarf i bardhë në BBV- ”Vëllai i Madh” paralajmëron banorët

Higjena dhe rregulli në shtëpi duket se është kthyer në një problem serioz, kjo pasi banoret janë dënuar disa herë për këtë.

Mirëpo siç duket tashmë kësaj i ka ardhur fundi pasi ‘’Vëllai i Madh’’ ka vendosur të paralajmërojë banorët nëse nuk e respektojnë këtë rregull.

Ata dënohen të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur.

Në rast shkelje të këtyre kërkesave ‘’Vëllai i Madh’’ lajmëron se do të merren masa.

Ndryshe, sonte do të mbahet nata e spektaklit dhe do të këtë dy eleminime./Insajderi.com