
Zayn Malik dhe Gigi Hadid besohet se janë martuar sipas bashkëpunëtorit të këngëtarit Ingrid Michaelson.
Sipas tij, këngëtari dhe supermodelja janë tashmë të martuar dhe i ka mbajtur gjërat për vete pasi ai është një person jashtëzakonisht privat.
Gjatë një sesioni live në Instagram, Michaelson tha se këngëtari është “një person shumë privat dhe tani është i martuar me fëmijë, kështu që ai bën gjërat si do vetë”, njofton Insajderi.
Në shtator të vitit 2020, çifti i famshëm mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Në jetë erdhi një vajzë dhe lajmin e mirë e bënë të ditur vetë prindërit në rrjetet e tyre sociale. /Insajderi.com