
Këngëtari i famshëm, Zayn Malik nuk ishte në dasmën e motrës së tij, Waliyah, e cila po martohet me një ish-të burgosur.
Ai nuk u pa as gjëkundi në fotografitë e dasmës, ndërsa e dashura e tij, Gigi Hadid i dërgoi asaj një mesazh duke i shkruar se do donte të ishte aty me të, në ditën e saj më të veçantë, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
22 vjeçarja, Waliyah thuhet se është martuar me 24 vjeçarin, Junais Khan i cili ishte burgosur në vitin 2017, për vjedhje makine.
Është thënë se askush nga familja nuk është i lumtur me zgjedhjen e saj për bashkëshort, pasi që as babai i saj nuk u pa në fotografitë e dasmës. /Insajderi.com