Zbardhet batuta e Ramës në filmin e Mamaqit: Nuk i dua hiç brekët

Zbardhet batuta e Ramës në filmin e Mamaqit: Nuk i dua hiç brekët

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit.

Dhe ndërsa mbrëmjen e së mërkurës ishte premiera, copëza të filmit kanë filluar të dalin.

Pas videos së parë, ku kreu i shtetit dëgjohej duke përdorur fjalët “S’ka bir none dhe k*rve”, teksa ndërpriste dasmën e nipit të tij, pamje të tjera janë publikuar.

Rama, në rolin e dajës, i del në mbrojtje nipit, që luhet nga Ermali ku thotë: “Dy duar për një kokë dhe secili kokën e vet.”

Por ai përballet me babain e nuses, Bruno Shllaku, i cili i afrohet duke i thënë: “Po ku ishe mor burrë, jepma dorën. Ti qenke burrë, jo si ky krushku im që s’ka qejf me mbajt kurrë pantallonat vesh.”

Por kryeministri i kthehet duke thënë se edhe atij nuk i pëlqejnë brekët.

“Me thënë të drejtën edhe unë nuk i dua hiç brekët,”– tha ai.

Kujtojmë se kryeministrit Edi Rama gjatë periudhës që ishte kryebashkiak i Tiranës iu publikua një foto nudo në plazh.