
Rita Ora ka nisur një lidhje të fshehtë me regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi për më shumë se një muaj që ka zhvendosja e saj në Sidnei për projekte televizive, njofton Insajderi.
Këngëtarja 30 vjeçare, nxiti thashethemet se është në lidhje me regjisorin 45 vjeçar, fitues i çmimit “Oscar”, javën e kaluar kur u fotografuan duke u përqafuar.
Tani burime për gazetën “The Sun”, thonë se ajo është në lidhje që disa javë. “Ata janë një çift që nga fillimi i muajit mars, por e mbajtën të fshehtë. Gjithsesi miqtë e tyre janë në dijeni për lidhjen e tyre. Ata vërtet pëlqejnë njëri tjetrin”.
Çifti janë parë në qytetin australian në raste të shumta. /Insajderi.com