Zbulohen vizatimet sekrete erotike të piktorit të famshëm, ku eksplorohen marrëdhëniet seksuale mes burrave

Zbulohen vizatimet sekrete erotike të piktorit të famshëm, ku eksplorohen marrëdhëniet seksuale mes burrave

Qindra vizatime eksplicide nga Duncan Grant, një nga piktorët më të njohur të Britanisë nga mesi i shekullit 20, janë gjetur nën një shtrat.

“Të gjithë menduan se ishin shkatërruar”, tha Darren Clarke, udhëheqësi i koleksioneve në Charleston, shtëpinë – fermë në Sussex, ku Grant jetonte dhe punonte, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Në fakt, koleksioni me vizatime erotike të figurave meshkuj homoseksual, u kalua nga i dashuri tek tjetri, shoku në shok, në fshehtësi.

422 vizatimet e Grant në letër janë “një zbulim”, tha Dr Clarke.

Ato përshkruajnë “çdo veprim të mundshëm të çifteve … është Karma Sutra e imagjinatës seksuale të Duncan Grant”.

Grant ishte një emër i njohur në Britani midis luftrave, po aq i famshëm për portretet e tij sa edhe peisazhet e tij.

Anëtar i grupit të artistëve, shkrimtarëve dhe mendimtarëve të Bloomsbury, ai pati një fëmijë me Vanessa Bell, motrën e shkrimtarit Virginia Ëoolf. Por midis shumë të dashurve të tij meshkuj ishin ekonomisti John Maynard Keynes dhe historiani Lytton Strachey, i cili ishte gjithashtu kushëriri i tij.

Grant lindi në 1885, shtatë muaj para se të miratohej një akt në Parlament që kriminalizonte seksin homoseksual në Angli. Dhjetë vjet më vonë do të përdorej për të dënuar Oscar Wilde.

“Të gjitha punët u bënë në vitet 1940 dhe 1950”, një kohë kur homoseksualiteti ishte ende i paligjshëm, shpjegoi Dr Clarke.

“Në këto vizatime përshihet edhe tema e seksit ndërracor, të meshkujve të bardhë dhe të zi së bashku. Duncan Grant kishte miq të zinj që ishin modele, me të cilët ai kishte marrëdhënie  gjatë gjithë jetës së tij.”

Dr Clarke tha se vizatimet ishin “domethënëse” sepse: “Kjo është jeta e tij e brendshme. Ky është pasioni i tij. Kjo është ajo për të cilën ai ishte i interesuar me të vërtetë”.

Por Grant gjithashtu e dinte se sa të rrezikshme mund të ishin punimet. Në vitin 1959 ai ia dha shokut dhe shokut të tij artist Edward Le Bas në një dosje të shënuar “Këto vizatime janë shumë private”./Insajderi.com