Adele blen shtëpi të re me çmim marramendës

Adele blen shtëpi të re me çmim marramendës

Adele ka shpenzuar mbi 10 milionë dollar për një mansion në Beverly Hills e cila gjendet shumë afër shtëpisë në të cilën ajo kishte jetuar me partnerin e saj, Simone Konecki duke ngjallur dyshimet se dyshja mund të rikthehen.

Shtëpia posedon pesë dhoma gjumi, gjashtë banjo, e cila fillimisht ishte e ndërtuar në fillim të viteve 60-ta, përfshin një sipërfaqe prej 6.045 metra katrorë dhe është e shtrirë në gati një hektar,  njoftoi të enjten Variety.

Shtëpia e re e këngëtares 31-vjeçare angleze përfshin pajisje të tilla si një zyrë e madhe, një studio arti, një dhomë zanati, një bibliotekë dhe një palestër.

Nsëe tjera kjo lagje ka banorë yjet si Jennifer Lawrence, Katy Perry dhe Cameron Diaz, si dhe çiftet Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, Penelope Cruz dhe Javier Bardem, dhe Nicole Kidman dhe Keith Urban.