Kanë mbetur edhe disa javë që nga fillimi i ’ Big Brother Albania Vip”.
Ashtu siç u paralajmëruar ka filluar edhe zbulimi i emrave që do të jenë konkurrent.
Burimet ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë të ditur se konkurrentja e radhës e këtij “reality show” do të jetë aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea.
Ajo do t’i bashkohet këtë vit “Big Brother VIP” dhe do të ndajë shtëpinë me personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it.
Por, pas gjithë kësaj nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtarë nga stafi.
Deri më tani janë publikuar video të dy prej vajzave pjesëmarrëse, por pa i zbuluar portretin.
Ndërkohë këtë vit, moderatorja Arbana Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.
Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë./Insajderi.com