Zbulohet i dashuri 21 vjeçar i Adriana Matoshit

Zbulohet i dashuri 21 vjeçar i Adriana Matoshit

Së pari herë, aktorja, Adriana Matoshi konfirmoi se ishte në lidhje, e ftuar në emisionin e Luana Vjollcës në “Shiko Kush Luan”, njofton Insajderi. Kur u pyet se nëse është në lidhje, ajo u përgjigj thjesht “Po”, me sy që i shndrisnin.

Në edicionin e fundit të “Prive”, aktorja na prezantoi edhe djalin që i ka vjedhur zemrën. Ai është muzikanti dhe futbollisti 21 vjeçar, Keith Owen Groeneveld nga Afrika e Jugut.

Aktorja rrëfen se para se të njiheshin dhe të ushqenin një pëlqim për njëri tjetrin, Keith ishte klient në kafenenë e saj, “Dar”.

“E kisha klient”, thotë ajo duke shtuar më pas, “Keith nuk u dashurua në mua se isha aktore, as unë në të se ishte futbollist, ne jemi dashuruar në shpirtrat e njëri tjetrit”.

Në anën tjetër, Keith thotë se hera e parë që e pa ishte në “Dar”, dhe se e tërhoqi mirësia e saj.

“Ajo është shumë e sjellshme. Herën e parë që dolëm për darkë, folëm për shumë gjëra. Folëm për jetën e saj, jetën time, planet dhe synimet tona. Ishte kjo hera që ajo më zuri”, thotë futbollisti.

Matoshi thotë se paragjykimi dhe kritikat që do të vijnë për lidhjen e saj, nuk është se i bëjnë përshtypje sepse “njerëzit gjithsesi do të paragjykojnë” thotë ajo.

“Përderisa unë ndjehem mirë në këtë lidhje me partnerin tim, nuk mendoj se duhet t’i interesojë dikujt”, thotë aktorja.

Në anën tjetër, Matoshi ndihet shumë e përmbushur edhe nga përkrahja që ka nga prindërit e saj.

“Jam shumë e lumtur që prindërit e mi, janë gjithmonë aty kur unë kam nevojë për një këshillë. Ata më besojnë shumë sepse asnjëherë nuk i kam gënjyer dhe janë përkrahësit e mi më të mëdhenj”.

Aktorja, nënë e katër fëmijëve, thotë se u ka treguar gjithçka hapur atyre, dhe me kalimin e kohës kanë kuptuar personin që Keith është.

E teksa bisedës po i vinte fundi, ajo e potencon edhe njëherë, se është në një periudhë të jetës që po ndihet tejet e lumtur. /Insajderi.com