
Big Brother Vip Albani do të nis transmetimin në datë 1 tetor në Prime time në Top Channel me moderator, Arbana Osmanin.
Televizioni ka shtuar në listë e programacionit, “Big Brother VIP” dhe orari mbetet i njëjtë, ora 21:00.
Edicioni i parë shqiptar i reality show ka protagonist fytyra të njohura të skenës shqiptare.

Emrat që përfliten deri më tani janë: Sheila Haxhiraj, Albërije Hadërgjonaj, Robert Berisha dhe Orgesa Zaimi.
Ndërkohë këtë vit, Arbana Osmani ka bërë të ditur se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.

Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë./Insajderi.com