Para disa ditësh “Top Channel” tregoi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm “Big Brother VIP”.
Derisa fokusi ka qenë tek Arbana Osmani, por që këtë vit kanë hyrë në garë edhe personazhe të tjera të njohura që janë pjesë e “Top Channel” si: Fjoralba Ponari, Bora Zemani, derisa në fokus mbetën Arbana dhe Luana.
Arbana u tha se ende nuk e kishte pranuar si ofertë, atë që i është propozuar të moderojë “Big Brother VIP”.
Tani më nuk ka dyshime.
Kryefjala.com, ka zbuluar se “Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zoterojnë Top Channel-in dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e ‘Big Brother Albania VIP’, i cili pritet që të nisë transmetimin në tetor të këtij viti”. /Insajderi.com