Zbulohet se kush do të prezantojë në “Big Brother VIP”

Zbulohet se kush do të prezantojë në “Big Brother VIP”

Para disa ditësh “Top Channel” tregoi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm “Big Brother VIP”.

Në këtë spektakël do të jenë pjesë personazhe të famshëm, të cilët do të jenë larg jetës që bëjnë tani.
Ndër emrat më të përfolur gjatë kësaj kohe ishin, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca. Po ashtu u tha se dy moderatoret e sukseshme ishin edhe në një ‘betejë’ se cila do të prezantoj shtëpinë  e madhe.

Derisa fokusi ka qenë tek Arbana Osmani, por që këtë vit kanë hyrë në garë edhe personazhe të tjera të njohura që janë pjesë e “Top Channel” si: Fjoralba Ponari, Bora Zemani, derisa në fokus mbetën Arbana dhe Luana.

Arbana u tha se ende nuk e kishte pranuar si ofertë, atë që i është propozuar të moderojë “Big Brother VIP”.

Tani më nuk ka dyshime.

Kryefjala.com, ka zbuluar se “Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zoterojnë Top Channel-in dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e ‘Big Brother Albania VIP’, i cili pritet që të nisë transmetimin në tetor të këtij viti”. /Insajderi.com