Zbulohet shifra marramendëse që ka kushtuar filmi i Ermal Mamaqit: Të njëjta si “Fast & Forious 8”

Zbulohet shifra marramendëse që ka kushtuar filmi i Ermal Mamaqit: Të njëjta si “Fast & Forious 8”

Moderatori i njohur dhe producenti i filmit më të ri, “I love Tropoja”, Ermal Mamaqi, ka zbuluar ditën e sotme shifrën marramendëse që i ka kushtuar filmi.

I ftuar në emisionin e më emisionin e mëngjesit, “Wake Up”, Ermali u shpeh se “kostot janë relativisht të larta” për një film të pavarur, pra që nuk mbështetet nga Qendra Shqiptare e Kinematografisë.

“Kostot janë relativisht të larta dhe mendoj që është bërë një investim i madh për një film të këtij zhanri, pra një film të pavarur, që nuk ka mbështetjen e Qendrës apo shtetit, por varet vetëm nga financat e gjeneruara nga mbështetësit e filmit, që janë sponsorat”, tha Mamaqi.

Deri tani, filmi i dytë i producentit ka kushtuar më shumë se 700,000 euro dhe kjo pasi për xhirimin e tij janë përdorur pajisje teknologjike të nivelit më të fundit!

“Filmi ka kushtuar mbi 700,000 mijë euro deri tani, sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova dhe Turqia dhe aparaturat dhe teknologjia është e nivelit të fundit. Mund të them se vetëm lentet që janë përdorur në këtë film janë të njëjtat lente që janë përdorur për ‘Fast & Furious 8’”, përfundoi Ermali.