Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni është shumë e përfolur për jetën e saj private.
Kjo pasi që ajo doli nga emisioni me Andi Shehun, por që e vërteta ishte ndryshe pasi Tea ka qenë e lidhur me Beart Rexhepin.
Nuk mjaftoi kjo, ajo është përfolur edhe për djalin që e ka shoqëruar atë në pushime pas ndarjes nga Bearti.
Në emisionin Goca dhe Gra, Tea zbuloi se djali me të cilin është përfolur më herët për një lidhje është në fakt gej.
“Jam gjykuar shumë për këtë gjë. Tea i ndërron të dashurit shumë shpesh. Unë jam shoqëruar shumë kohë me një mik timin. Ai është gay. Unë kam dalë me të në një bar, më kanë bërë foto mua dhe atij që nuk është fare publik dhe s’ka dashur të dali.
E nxjerrin portalet dhe thonë Tea me të dashurin misterioz. Shkoj me të në Dubai dhe thonë Tea me sheikun e Dubait. Është i njëjti person. Madje unë nxjerr shokun dhe shoqen të dy bashkë, ata presin shoqen dhe nxjerrin djalin”, ka deklaruar ajo.
Djali, i cili quhet Gerald, ka publikuar sot në Instastory një foto të Teas pa filtra dhe pa make up.
Me shaka, ish-konkurrentja e ka konsideruar si “hakmarrje” nga ana e tij për deklaratën e bërë.
“Geri hakmerret dhe më poston pa filtra e pa make up”, ka shkruar ajo.
Me këtë Tea ka treguar se ata mbajnë raporte të mirë në mes vetë dhe janë miq shumë të mirë./Insajderi.com