“Zemër” e Dhuratës thyen rekord, për tre muaj kap 200 milionë

“Zemër” e Dhuratës thyen rekord, për tre muaj kap 200 milionë

Projekti i fundit i Dhurata Dorës është shenduar menjëherë në një hit, kënga është dëgjuar edhe jashtë vendit.

Falë bashkëpunimit me Soolking, kënga ka prekur dhe audiencën Franceze, duke qenë ndër këngët më të dëgjuar në “Spotiffy” në Francë.

Përveç Francës kënga është dëgjuar edhe në vende të tjera e sidomos në Algjeri, në vendin prej nga  e ka prejardhjen Soolking.

Suksesin e madhë të këngës e konfirmojnë edhe shikimet në “Youtube”.

Zemër për tre muaj ka arritur 200 milionë klikime, duke u bërë ndër këngët më të dëgjuara shqiptare në “Youtube”.

Kënga vazhdon të dëgjohet shumë dhe të jetë aktuale, gjë që len te kuptohet që kënga do të kapë dhe miliona shikime në vazhdim.