Zendaya u shfaq në tapetin e kuq të “Oscars 2021” me bizhuteri në vlerë të 6 milionë dollarëve

Zendaya u shfaq në tapetin e kuq të “Oscars 2021” me bizhuteri në vlerë të 6 milionë dollarëve
Burimi i fotografisë: Pool - Getty Images

Aktorja, Zendaya veshi një fustan të verdhë vibrante të krijuar vetëm për të nga Valentino dhe e kombinoi me një palë take nga Jimmy Choo.

Ajo dukej mahnitëse më flokët e gjatë që i derdheshin në shpinë, duke na kujtuar sirenat joshëse. Pas paraqitjes së saj në tapetin e kuq të mbrëmjes prestigjioze u zbulua se veshja e saj u frymëzua nga Cher, njofton Insajderi.

Sipas stilistit Zendaya, Law Roach, theksi i veshjes së saj binte në diamantet. Aktorja kishte vënë një varëse nga Bulgari, dhe ajo është e para që debuton një gjerdan mahnitës nga koleksioni i ardhshëm, Magnifica, që publikohet më vonë këtë verë.

Zendaya e çiftëzoi varësen me vathë diamanti të verdhë dhe dy unaza diamanti mahnitëse, njëra që tregon një diamant të verdhë intensiv dhe një tjetër me një gur të prerë në smerald. Bizhuteritë e saj krejt arrijnë shifrën e 6 milionë dollarëve. /Insajderi.com