Pasi u bë gruaja më e re që fitoi Emmy për “aktoren më të mirë në një dramë” ndërsa kishte veshur një fustan me porosi nga Giorgio Armani Privé, Zendaya vazhdoi paradën e stilit në “Green Carpet Fashion Awards” të shtunën ku ajo mori “Çmimin Vizionar” me një fustan të vjetër po aq sa ajo.
Për këtë rast, aktorja zgjodhi një fustan mëndafshi ngjyrë kafe me bust të zbukuruar me rruaza, nga koleksioni i vjeshtës së “Versace 1996” – i njëjti vit kur ajo lindi, njofton Insajderi.
Stilisti i saj, Law Roach ndau një video të aktores duke pozuar me veshjen, të cilën ai e shoqëroi me vathë argjendi Bulgari, një shirit koke ngjyrë kafe dhe take të larta. “Unë mendoj se ajo është vajza më e bukur në botë…”, shkroi ai në përshkrim.
Zgjedhja e fustanit madje mori vulën e aprovimit nga Naomi Campbell, e cila fillimisht modeloi atë koleksion në pistë mbi dy dekada më parë. “E bukur!! E mbaj mend mirë këtë veshje dhe koleksion ”, komentoi supermodelja me një varg emoji zemra. Roach u përgjigj, “Shpresoj që Gianni ta miratojë!” duke iu referuar dizajnerit origjinal të markës, Gianni Versace, i cili u vra në vitin 1997. /Insajderi.com
Burimi: Vanity Fair