
Është zgjedhur drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, njofton Insajderi.
Në krye të kësaj pozitë sot u zgjodh punonjësi i Ministrisë së Kulturës, Nser Shatrolli.
Këshilli Drejtues i Teatrit pasditen e së enjtes ka vendosur që Shatrolli ta merrte drejtimin e institucionit pesë muaj pasi këtë pozitë e mbante si ushtrues detyre.
Pas intervistave të së mërkurës, sipas vlerësimit të anëtarëve të këshillit, Shatrolli ka lënë prapa dy kandidatët tjerë, Kushtrim Sheremetin dhe Blerim Krasniqin. /Insajderi.com