Zgjedhja juaj e radhës në Netflix duhet të jetë “The Queen’s Gambit”

Zgjedhja juaj e radhës në Netflix duhet të jetë “The Queen’s Gambit”

“The Queen’s Gambit” momentalisht është një nga shfaqjet më të ndjekura në platformën e transmetimit Netflix, fakt ky, aspak surprizues.

Në tetor u lansua mini-seriali i zhanrit dramë – i bazuar në librin me të njëjtin emër nga Walter Tevis në vitin 1983 – paraqet historinë e një jetimeje, Beth Harmon, që tregon një talent të rrallë në shah, që më vonë lufton me varësinë nga droga dhe alkooli ndërsa arrin qëllimin e saj të garojë me lojtarët elitë të botës, njofton Insajderi.

Drama me shtatë episode gjithsejt, na prezanton me një botë më pak të njohur të shahut, jetën e grave në vitet ’60, dhe pa lënë anash edhe gardërobën e bukur të kësaj periudhe.

“The Queens Gambit” është një bashkim i paranojës së epokës së Luftës së Ftohtë dhe privilegjit mashkullor, mashtrimet e shahut të nivelit të lartë dhe demonët e brendshëm të shumëfishtë të vetë Beth Harmon-it.

E mbetur jetime nga vetëvrasja e dhunshme e nënës së saj (ne jemi të detyruar të supozojmë se edhe Beth supozohej të vdiste), Harmon merret nga një institut i Kentucky për vajza, ku ajo për herë të parë sheh një tabelë shahu, në podrum, teksa pastruesi i objektit Z. Shaibel po luante, nga i cili merr edhe mësimet e para.

ISLA JOHNSTON as BETH (ORPHANAGE) and BILL CAMP as MR. SHAIBEL in episode 101 of THE QUEEN'S GAMBIT

Siç ishte e zakonshme gjatë viteve 1950, jetimorja shpërndan vajza pilula qetësuese ditore, e cila kthehet në një varësi për Beth.

ANYA TAYLOR-JOY as BETH HARMON and MARIELLE HELLER as ALMA WHEATLEY in episode 102 of THE QUEEN’S GAMBIT.

Disa vjet më vonë, Beth adoptohet nga AlmaWheatley (Marielle Heller) dhe burri i saj nga Lexington, Kentucky. Pasi u birësua dhe në shtëpinë e saj të re, Beth regjistrohet në turne shahu edhe pse nuk ka përvojë paraprake në turne. Ajo fiton shumë lojëra dhe më në fund vihet re nga të tjerët dhe krijon miqësi me disa njerëz, përfshirë Harry Beltik (Harry Melling), Benny Watts (Thomas Brodie-Sangster) dhe Townes (Jacob Fortune-Lloyd).

ANYA TAYLOR-JOY as BETH HARMON and JACOB FORTUNE-LLOYD as TOWNES in episode 103 of THE QUEEN’S GAMBIT.

Gjatë rrugës, ndërsa Beth vazhdon të fitojë lojëra dhe bëhet më e famshme, ajo bëhet më e varur nga droga dhe alkooli dhe fillon të humbasë kontrollin e jetës së saj. /Insajderi.com

Elle, Business Insider