Votimet për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, vetëm se ka nisur, dhe shumë fytyra të njohura kanë dhënë votën e tyre, me porosinë, ‘votoni herët’.
Edhe aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, ka kryer detyrimin e saj, duke zbuluar edhe pozicionimin e saj politik.
Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo zbuloi se ka votuar për kandidatin e demokratëve, Joe Biden dhe shoqëruesen e tij presidenciale, Kamala Harris, njofton Insajderi.
“Votova për Joe Biden dhe Kamala Harris, sepse unë vlerësoj demokracinë tonë dhe kujdesem për të ardhmen e fëmijës tim dhe tëndit”, shkruan ajo, nën një video ku shfaqet me bashkëshortin e saj Peter Palandijan, duke vallëzuar në makinë.
Ndër të tjera ajo thekson se fitorja e Biden si president, do të thotë kujdes mjekësor për të gjithë, të drejta për të gjithë komunitetet dhe menaxhimin e duhur të pandemisë. /Insajderi.com