Zgjidhet albumi më i mirë i vitit prej Times

“Invasion of Privacy” nga Cardi B, albumi më i mirë i vitit

Zgjidhet albumi më i mirë i vitit prej Times

Me albumin e parë, reperja nga Bronx, Cardi B, kishte shumë për t’i provuar botës: vallëzuesja e dikurshme dhe ish-ylli i reality TV, populariteti i së cilës, rridhte kryesisht prej alteregos së saj në social – media, kishte vetëm një hit të madh pas vetes, “Bodak Yellow,” që qëndroi në krye të toplistave gjatë vitit 2017.

“Invasion of Privacy” nuk solli vetëm repin e errët defensiv që ja solli shumë fansa, por ajo po ashtu ka sjellë hite si “I Like It”, me të cilin përmnd prejardhjen e saj latine.

“Debutimi i Cardit nuk ja siguron asaj vetëm një ulëse në tavolinën e hip hopit, por e bën atë zërin e vetëm të llojit të muzikës që ajo bën”, raporton Times.

“Invasion of Privacy” ishte në krye të Billboard 200 dhe mori vlerësime të larta nga revista si Rolling Stone.

Ndër albume tjera lart të vlerësuara janë edhe ato të Janelle Monae, J Balvin dhe Camila Cabello që mbyll top 10-shen.