Zgjidhja për qenët endacak në Prishtinë

Zgjidhja për qenët endacak në Prishtinë

Në Prishtinë është një numër i madhë i qenëve endacak. Shumica e këtyre qenëve të pa strehë janë në gjendje të vështire shëndetësorë në mungesë të ushqimit dhe të trajtimit të duhur.

Për të ndihmuar në eliminimin e këtij problemi është aktivizuar organizata “Prishtina Dog Shelter“.

Misioni i organizatës është që t’i ndihmoj qentë e shumët të rrugës që janë në Prishtinë. Nevojat për këta qenë janë të mëdha, duke filluar nga strehimi, trajtimet mjekësore, pasi një numër i madhe janë me plagë dhe me lëngime të ndryshme shëndetësore. Numri i qenëve të strehuar është afër 40.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook të Prishtina Dog Shelter shohim që në këtë qendër janë shtuar edhe 6 këlysh, të cilët sigurisht do të jenë në fatin e vullnetit të mirë të qytetarëve për të ndihmuar me aktivitete apo edhe me të holla.

Duke u nisur nga fakti që organizata është jofitimprurëse, fati i këtyre qenëve varet nga vullneti i mirë i donatorëve dhe angazhimit të vullnetarëve.

Me qëllim për ta ndihmuar organizatën që të ofroj trajtimin e duhur për këta qenë, është hapur një donacion ku mund të kontribuojnë qytetarët me para, përmes PayPal duke klikuar në “Prishtina Dog Shelter” dhe përmes Procredit Bank në llogarinë XK0511103385920000154

Surprise, surprise Buqe brought 6 pups to live. Congratulations Buqe.

Gepostet von Prishtina Dog Shelter am Dienstag, 27. August 2019