Zhgënjehen fansat e Feros

Zhgënjehen fansat e Feros

Reperi i njohur Fero ditë më parë kishte paralajmëruar projektin e tij muzikor ‘Momo’.

Lansimi i këtij projekti pritej të bëhej sot por për shkak të problemeve teknike një gjë e tillë nuk është bërë e mundur.

Shtyerjen e projektit e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Met Elshani.

“MOMO per arsye teknike del neser ora 18 flm mirkuptim”, ka shkruajtur ai.

Përpos kësaj së fundmi është bërë virale edhe skandali mes tij dhe reperit D.U.D.A, ku ofendimet ndaj njëri tjetit kanë shpërthyer në rrjetet sociale.