Zoe Kravitz akuzon Hulu-n për mungesë të serialeve ku portretizohen gra me ngjyrë

Zoe Kravitz akuzon Hulu-n për mungesë të serialeve ku portretizohen gra me ngjyrë

Zoe Kravitz ka akuzuar programin Hulu, për mungesë të serialeve që paraqesin gra me ngjyrë në përmbajtjen e tyre.

Aktorja dhe këngëtarja ka shprehur mendimet e saj për këtë gjë, kur ishte duke diskutuar projektin e saj të ri, High Fidelity.

Ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, përmes të cilës ka shprehur dashurinë dhe kënaqësinë e të qenit pjesë e serialit dhe ka përmendur faktin që seriali High Fidelity është ndërprerë pas një sezone.

“Dua të falenderoj familjen time në #highfidelity, faleminderit për dashurinë dhe energjinë që keni dhënë në këtë show. Falemnderit edhe të gjithë ju që e keni shikuar, pëlqyer dhe na keni mbështetur.”

Komentit të mikeshës së saj Tessa Thomson, ku thuhet se ‘më mungoni shumë të gjithë ju”, Zoe i është përgjigjur me sarkazëm “të paktën Hulu ka aq shumë seriale ku paraqiten gra me ngjyrë.”

Shumë të famshëm u bashkuan me mendimin e saj dhe e ngushëlluan Zoe pas lajmit zhgënjyes.

Seriali “High Fidelity” ka për personazh Zoe në rolin e saj si Rob, një vajzë nga New York, e fiksuar pas muzikës, e cila ka një dyqan pllakash muzikore.

Ajo kthehet në kohë për të analizuar lidhjet e saj të mëparshme, deri kur zbulon se ish i dashuri i saj është kthyer. Më pas ajo spjegon arsyet e ndarjeve të saj, përmes një liste “top pesëshe” të përvojave të saj./Insajderi.com