
Problemet me ligjin, dhe gati dy muaj në arrati, nuk e kanë penguar Fjolla Morinën të jetojë ditët më të bukura të dashurisë.
Së fundi, këngëtarja ka ndarë një befasi që i ka bërë partneri i saj, Fisnik Syla, dhe njofton të gjithë ndjkësit e saj se është zyrtarisht e martuar.
Në muajin shkurt, çifti ishin në ishujt Maldive, ku kaluan edhe ditën e të dashuruarve, dhe këtë periudhë, Fisniku kishte bërë surprizën e madhe. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”
E gjitha është kapur në video, të cilën Fjolla e ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram, ku shkruan, “Zyrtarisht të martuar”. /Insajderi.com
View this post on Instagram