Zyrtarizohet publikimi “Game of Thrones 8”

Zyrtarizohet publikimi “Game of Thrones 8”

“Game of Thrones 8” është zyrtar: seriali i famshëm televiziv do të rikthehet në ekranin e vogël me episodet e sezonit të tetë në muajin prill të vitit 2019. Këtë e konfirmoi HBO-ja me anë të një video, ku shfaqen skena të marra nga sezonet e mëparshme duke nënvizuar se çdo betejë, tradhti, rrezik, përplasje, sakrificë dhe vdekje dolën se kanë qenë të domosdoshme për të marrë fronin.