​Promovohet libri “E kam në zemër popullin tim shqiptar” kushtuar Nënës Terezë

​Promovohet libri “E kam në zemër popullin tim shqiptar” kushtuar Nënës Terezë

“Çka pashë, dëgjova, përjetova për së afërmi me Nënën Terezë, atë po ua dhuroj edhe juve, që të jeni disi pjesëmarrës në këtë risi dhe mrekulli të shekullit XX”, ka thënë Don Lush Gjergji në promovimin e librit kushtuar Shën Nënës Terezë, i cili mban titullin “E kam në zemër popullin tim shqiptar”.

Promovimi u bë sonte në akademinë e mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, e organizuar nga Kisha Katolike në Kosovë në 40-vjetorin e Shpërblimit Nobel për Paqe të Nënë Terezës.

Për librin ka folur shkrimtari Visa Zhiti, i cili pohoi se librat për shenjtoren tonë Nënë Terezë janë të shumë dhe të vazhdueshëm, në shtete të Evropës dhe përtej oqeaneve dhe në gjuhë të shumta të botës. Por, sipas tij, librat më familjar dhe më të bukur për të Shën Terezën janë ato që publikohen në Prishtinë dhe Tiranë.

Ai tha se botimet e Don Lush Gjergjit, janë të vlefshme, pasi dalin nga një person që e ka njohur dhe ka biseduar me Shën Terezën, duke e sjell përmes shkrimeve të shumta të Shenjtën Nënë Tereza të Kosovës mes lexuesve.