Kur gjyshërit e Ledrit mësuan se do bëhen stërgjyshër u thyen edhe pjata

Kur gjyshërit e Ledrit mësuan se do bëhen stërgjyshër u thyen edhe pjata

ë fëmijë është padyshim një gëzim i madh për çdo familje, e familja e reperit, Ledri nuk përbën ndonjë ndryshim.

Ai edhe e dashura e tij Sara edhe pak ditë do të bëhen prindër për herë të parë, e tek tani ajo ka ndarë disa detaje shumë të lezetshme më publikun, si reagimi i gjyshërve të Ledrit kur kuptuan se po bëhen stërgjyshër.

Reagimi i gjyshit të Ledrit nga ana e nënës është kapur në kamera, i cili kishte thyer edhe pjata nga gëzimi e ndërkohë ai tundte grushtin e tij në ajër në shenjë lumturie.

Ledri është shumë i afërt më gjyshërit e tij, që në fakt janë edhe fansat e tij më mëdhenj. Në një postim të nëntë muajve më parë, ai kishte publikuar një video të gjyshërve të tij duke vallëzuar me këngën “Prej inati” e cila ishte publikuar asokohe në shkurt.

“Kur jam i lodhur ose pa disponim, thjesht dal në dhomë dhe kaloj kohën me dy njerëzit më pozitivë në jetën time. Gjyshërit e mi janë gjithnjë në disponim për të vallëzuar me këngët e mia”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Përveç videos ku pamë reagimin e gjyshit të Ledrit, Sara ndau edhe disa detaje të tjera në lidhje me shtatzëninë e saj. /Insajderi.com