Fansat janë të bindur që teksti i Capital T është ‘diss’ për Mozzik

Fansat janë të bindur që teksti i Capital T është ‘diss’ për Mozzik

Që nga paraqitja e Capital T në emisionin “Gjoni Black me Meriton Mjekiqin” është bërë mjaft zhurmë.

Së pari ishte deklatata e tij se ai është meritor për famën e Ardian Bujupit dhe së dyti, teksti i tij diss për reperin ferizajas, Mozzik, njofton Insajderi.

Në një pjesë të perfomancës së tij (më saktësisht në minutën 56:00), Capital T thotë:

“Femra ta ka rrit morrin,

nuk vrehesh as me tesha t’fosforit,

ma reper se ti osht Lori”.

Ishte kjo pjesë e tekstit që shtyu fansat edhe përdoruesit e rrjeteve sociale se Capital T i seriviri një ‘diss’ Mozzikut, duke marrë parasysh këtu që ai përmend Lorin dhe rrobat me material fosfori me të cilat ky i fundit është parë shpeshherë.

Këtë e thellon ende më shumë fakti, se të dy nuk ndiqen në rrjete sociale, madje nuk është se gëzojnë ndonjë raport ndonëse i takojnë një industrie të njëjtë.

Lënë anash, gjithë ‘diss-in’ e pretenduar, komentet në Youtube në kanalin zyrtar të Gjoni Black, akuzojnë Capital T, se i gjithë ‘freestyle’ i tij ishte playback, gjë që bie ndesh me definicionin e këtij stili të zhanrit të repit. /Insajderi.com