Të gjitha fluturimet për Mbretërinë e Bashkuar janë suspenduar, që do të thotë se Rita Ora mund të mbesë në Bullgari, ku udhëtoi për të xhiruar videoklipin e saj të ri, njofton Insajderi.
Lexo edhe: Rita Ora po xhiron klip brenda një objekti që nderonte komunizmin dhe bashkimin sovjetik
Burime për gazetën “The Sun” kanë bërë të ditur që ajo planifikon të vazhdojë pushimet pas xhirimeve dhe të mos kthehet në Londër, me shpresën që të mbajë një profil të ulët, pas shkeljeve të shumëfishta të udhëzimeve anti-COVID në Londër.
“Rita e ka qortuar veten për gabimet e saj por i është futur përsëri punës për të hequr mendjen nga gjërat që ndodhën”, tha burimi për gazetën.
‘Ajo e kaloi pjesën më të madhe të këtij viti duke punuar në muzikën e saj dhe tani shpreson të kthehet me këngë të reja në fillim të vitit 2021, dhe një videoklip që po filmohet në këtë moment në Bullgari”, vazhdon më tej.
“[Rita] nuk dëshiron të jetë në Londër tani, kështu që ka rezervuar një pushim relaksues gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me shpresën se ajo mund të fillojë përsëri në janar”.
Burimi tha se ishte e rëndësishme për Ritën që të marrë ca kohë për të reflektuar. Udhëtimi i Rita vjen pasi ajo u bëri thirrje fansave të ishin më të zgjuar se ajo dhe të mësonin nga gabimet e saj, për mosrespektimin e udhëzimeve të qeverisë mes pandemisë. /Insajderi.com