bërja publike e lidhjes së saj me Beart Rexhepin," />

Olsa Muhameti për skandalin e Për’puthen: “Kam fakte, s’doja të dëmtoja Tean”

Olsa Muhameti për skandalin e Për’puthen: “Kam fakte, s’doja të dëmtoja Tean”

Dalja e Tea Trifonit si çift me Andi Shehun dhe bërja publike e lidhjes së saj me Beart Rexhepin, është skandali më i bujshëm i “Për’puthen”, jehona e së cilit nuk është zbehur edhe pas shumë javësh, njofton Insajderi.

Fill pa bërjes publike të lidhjes, Tea dhe Andi – të cilët pranuan se lidhja e tyre ishte farsë – filluan të hidhnin akuza mbi produksionin, me pretendimet se ishin ata që i kishin detyruar të “përputheshin”. Ndër të tjerash u përmendën edhe kontratata të frikshme të cilat u mohuan nga produksioni.

Gjithashtu u mohua edhe fakti se produksioni ishte në dijeni të lidhjes së Teas me Beartin, por kjo e fundit publikoi një video që dëshmonte të kundërtën.

Në një lojë “ma hidh, ta hodha”, publiku ka mbetur i dyzuar se anën e kujt të mbajë. Së fundi në një intervistë të Olsa Muhametit në “Pardon my french” në Top Channel, ajo foli për herë të parë në lidhje me skandalin e para disa javëve.

Autorja e programit u shpreh se në fund të fundit është gjë e mirë që Tea dhe Bearti u bashkuan gjatë formatit, meqenëse ky është edhe misioni i tij.

“Jam e lumtur që kemi pasur një Për’puthje në fund të ditës. Ata u njohën në program. Në fund fare është Për’puthen që i bashkoi”, u shpreh Olsa.

Sa i përket videos ku Tea e akuzon atë se kishte dalë nga emisioni me Andin nën detyrim, Olsa thotë se ndihet keq dhe e tronditur nga këto të pavërteta. Më tej pohon se kishte disa indikacione që Tea dhe Bearti ishin miq por jo edhe në një marrëdhënie.

“Kisha indikacione që ata njihen, por jo se janë në një marrëdhënie. Kur mu tha në mes të janarit se janë në një lidhje kërkova fakte. Ashtu siç kërkova për Andin dhe Melisën.  Sepse s’mund të dal e të them se ‘Ne dyshojmë’ sepse është joprofesionale dhe në nivel thashethemexhinjsh”, thotë ajo.

Tutje, autorja e programit thotë se ka disa fakte si video që nuk i publikoi se nuk deshi të dëmtojë akoma më shumë imazhin e Teas dhe të të tjerëve të përfshirë, por me kohën do zbulohej gjithcka. Sipas saj, ata thjesht deshën të gjenin një fajtor për të dalë mirë në sytë e publikut.

“Unë kam disa fakte që s’i kam bërë publike sepse s’doja të dëmtoja Tean. Asaj i plasi në duar një bombë dhe filloi të kërkonte fajtor. Dhe ne ishim preja më e lehtë. Duke kërkuar prenë tek ne ata menduan se do dalin të larë, por nuk ndodhi kështu. Është një video e cila mendoj se jemi duke e menduar. Nuk kam dashur t’i dëmtoj më shumë këta të rinj dhe tu shtoja peshën. Por, janë thënë gjëra të pavërteta, por do vijë dhe momenti kur unë do ta them këtë të vërtetë”, u shpreh Muhameti.

Olsa është e bindur se Tea ka pëlqyer Andin dhe jo vetëm atë,  por nuk është e sigurt nëse kanë mbetur vetëm në rrafshin e pëlqimit.

“Ka fakte që rrinin bashkë, përqafohen, dalin e ikin bashkë. Tea nuk është pëlqimi i parë që ka pasur në program. Nëse një vajzë më vjen e thotë ‘Do dalë me një çun’, unë nuk do investigoj performancën e saj përtej studios. Por, në dijeninë time ajo ka pasur edhe pëlqime të tjera. Nuk e di nëse kanë qenë vetëm pëlqime”, ka thënë Olsa.

Ndërkohë, asnjë nga ish-konkurrentët e përfshirë në skandalin trekëndësh, nuk kanë reaguar pas intervistës së autores së programit. /Insajderi.com