Së fundmi në formatit e “Për’puthen”, është diskutuar gjerësisht një puthje mes Atdheut dhe Antonelës e cila ka ndodhur muaj më parë, por u zbulua tani nga konkurrenti, njofton Insajderi.
Atdheu pretendon se Antonela ka bërë një lojë me të, ndërkaq kjo e fundit mohoi se puthja ka ndodhur me dëshirën e saj.
Debati vazhdoi edhe sot në studio, pas një postimi të Elvisit në llogarinë e tij në Instagram, që i dilte në krah Atdheut dhe e quante Antonelën një “monstër”, sepse po gënjën.
“Ka dy lloje monstrash në këtë botë: 1. ngacmuesit seksualë që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër dhe 2. Femrat që bëjnë cfarë të duan dhe ia hedhin fajin ngacmuesit seksual; për këtë të dytën jam shumë i sigurt”, shkruhej në postimin e konkurrentit, të cilin Antonela e kishte ruajtur në telefonin e saj.
I njëjti postim ishte shpërndarë edhe nga Atdheu ku shkruante: “Edhe maniak seksual më bën o vlla. Aman mi bëj telefon Iljazit”.
Opinionisit, i cili nuk ishte në dijeni për postimet publike kërkoi telefonin e Antonelës të shihte edhe njëherë postimin që e kishte shqetësuar atë.
Atë moment Arjani i revoltuar i kthehet Locos, duke i thënë: “Me këtë që ka bërë ky që na bën si inteligjent, duhet të përjashtohet nga emisioni, plehra si ky nuk kanë vend këtu. Dhe është kaq njeri i ulët sa nuk është mirënjohës aspak po më sulmon mua që e kam mbrojtur gjithmonë, dil nëse je burrë, qërohu nga këtu. Nuk i bëhet një femre kjo”.
Antonela në anën tjetër shpërthen në lot, duke pohuar se këtë gjë do donte edhe ajo.
Ndërkohë Elvisi u shpreh sërish me ironi: “Dal me gjithë qejf por do pres përgjigjen e produksionit”.
Atdheu, gjithashtu largohet nga studio gjatë shkëmbimeve të Arjanit dhe Elvisit, dhe qarkullojnë fjalë se ai është larguar përgjithmonë nga formati. /Insajderi.com