Tea Trifoni bën një ndryshim drastik dhe flet për herë të parë pas ndarjes nga Bearti

Tea Trifoni bën një ndryshim drastik dhe flet për herë të parë pas ndarjes nga Bearti

Romancës jetëshkurtër të Beartit me Tean i erdhi fundi pak ditë më parë. Çifti ishin nisur për në Stamboll ku do të festonin ditëlindjen e Teas, mirëpo diçka kishte krisur mes tyre dhe ata u kthyen të ndarë, njofton Insajderi.

Së fundmi, të dy nisën edhe me thumba shumë publik në rrjete sociale, që lë të kuptohet se situata mes tyre është tejet e tensionuar.

Rëndom, pas një ndarjeje, ish-partnerët bëjnë ndryshim në pamje si për të shënuar  nisjen e kapitullit të ri. Tea ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, dhe nga bionde që kishte bërë flokët portokalli ajo tani është bërë brune.

Se të dy janë ndarë, e konfirmon edhe Tea me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Një nga ndjekësit e pyet se a është e vërtetë që të dy i dhanë i fund lidhjes ajo u përgjigj shkurt me “Po”.

Në postimet e tjera në Instagram teksa përgjigjej në pyetjet e ndjekësve të saj, ajo la të kuptohej se pas ndarjes së tyre qëndronte një arsye madhore. Ndërkaq sa i përket gjendjes emocionale ajo deklaron se ka qenë më mirë po e di se edhe do të bëhet më mirë. /Insajderi.com