Era Istrefi publikon videon teksa vaksinohet kundër COVID-19

Era Istrefi publikon videon teksa vaksinohet kundër COVID-19

Era Istrefi po merr mbrojtjen e duhur kundër COVID-19. Në një video të publikuar në rrjete sociale, ajo njoftoi të gjithë ndjekësit se tashmë është vaksinuar kundër virusit vdekjeprurës.

Në videon bardhë e zi, këngëtarja shfaqet teksa një nga punëtorët mjekësore po i jep asaj dozën e parë të vaksinës. Ajo nuk e ka bërë të qartë se në cilin vend është bërë inokulimi.

Më poshtë mund të shihni videon e ndarë në rrjete sociale.

Kujtojmë, se nga fytyrat e famshme, edhe Valdrin Sahiti ka njoftuar se ka marrë dozën e parë të vaksinës në Shqipëri. /Insajderi.com