Kompania kineze është duke e shkatërruar industrinë e modës evropiane shkak i çmimeve të lira

Kompania kineze është duke e shkatërruar industrinë e modës evropiane shkak i çmimeve të lira

Kompania e cila ka marrë famë të madhe në Kinë për çmimet e saj të lira është Shein, transmeton Insajderi.

Agjencia e lajmeve Bloomberg i ka kushtuar artikull kompanisë cila është duke i shkatërruar kompanitë evropiane të modës shkaku i çmimit të lirë.

Kompania Shein merret me shitjen e veshjeve duke përdorur sistemin online dhe kanë një çmim dukshëm më të lirë sesa veshjet e markave tjera botërore.

Sipas kësaj media kjo kompani nuk ka dëshirë të ekspozohet si një firmë kineze meqë druhet se njerëzit nuk do i blejnë produktet e tyre.

Përparësi e kësaj kompanie kineze për dallim nga kompanitë e tjera siç është Zara ose H&M dhe të tjerët është se Shein nuk ka një rrjet të dyqaneve.

Ndërsa, disa artistë dhe dizajnerë perëndimorë kanë theksuar në mediat sociale atë që ata pretendojnë se është një model i vjedhjes së pronës intelektuale që përfshin marka më të vogla.

Kikay, një markë vathësh me bazë në Los Angeles, e cila realizon shitje të drejtpërdrejta te konsumatorët, ka deklaruar se në fillim të këtij muaji, ishte paralajmëruar për modelet e saj që shiteshin në Shein nga një prej klientëve të saj.

“Ata janë famëkeq për atë që bëjnë”, është shprehur Quinn Jones, bashkëthemeluesi i Kikay-t, i cili postoi në Instagram një mesazh që tregon produktin në Shein së bashku me një nga dizajnimet e tij origjinale.

Sipas kësaj agjencie njëra prej arsyeve për çmimin kaq të ulët është se Kina ka implementuar politika të cilët e bëjnë më të lehtë që prodhuesit të eksportojnë jashtë vendit.

Por Bloomberg thekson se Kina në vazhdimësi po prodhon tensione me vendet e tjera dhe kjo do të ndikojë që Shein të mos mund të zgjerojë kapacitetin.

Pra ky është i vetmi rrezik që i kanoset kësaj kompanie./Insajderi.com